Realizohet ëndërra: Kosova ngjitet një ligë më lartë!

 

RAPORTI NGA NDESHJA FC AMRISWIL – FC KOSOVA ZÜRICH

Një ndeshje shumë e vështirë për t'u luajtur por në një atmosferë të shkëlqyer, FC Kosova arrinë të fitoj ndeshjen me një rezultat të ngushtë 1:2. Për mysafirët golat i shënuan: Edmond Kabashi si dhe Jusuf Shala.

Kjo ndeshje do të mbetet në histori: sepse rregullat aktuale dhe vetë pozita e skuadrave do ta bëjnë finalen më të çuditshme në ligën e dytë interregjionale të Zvicrës. Lojtarët e meritojnë një respekt të madh, sepse tek këta ushtrohej një presioni i madh –në fakt kërkohej fitorja dhe në anën tjetër të mos marrin asnjë karton, sepse rivali i FC Kosovës, FC Kreuzlingen, që zvillonte gjithashtu ndeshjen në një vend tjetër, do të përfitonte duke zenë vendin e FC Kosovës.

Në fakt qysh në gjysmëpjesën e parë u pa se skuadra ishte gati. Në një atmosfer të shkëlqyer nën shoqërimin e daullëve, surlave dhe flamujve skuadra kaloi në epërsi përmes golit fantastik që realizoi Edmond Kabashi në minutën e 16-të. Pasi që anën e majtë kishte hapësirë për ta vënë skuadren kundërshtare në siklet, Kabashi në zonën e rreptësisë e kthen topin në anën e kundërt dhe me një gjuajtje të furishme dhe shumë të sakt, gjenë kandin e djathtë të kundërshtarit. Turma plasi nga brohoritjet, goooool!

8 minuta më vonë sulmuesi Jusuf Shala, depërton shumë mirë ne anën e djathtë dhe dërgon një pasim për bashkëlojtarin. Kundërshtari duke goditur topin, e dërgon topin për herë të dytë në portën e vetë dhe ngrit rezultatin në 0:2. Tanimë gëzimi nuk njihte kufi. Asnjëri nga të pranishmit nuk mund të kontrollonte emocionet nga gëzimi.

Me rezultat 0:2 për Kosovën, shkuan skuadrat në pauzë. Megjithëatë në pjesë e dytë skuadra jonë hynë në fushë edhe më tutje nën ndikimin e ngarkesës psiqike. Të vazhdojë lojën pa ndëshkime me karton dhe të ruaj rezultatin e krijuar. FC Amriswil tanimë zotëronte topin më shumë, ndërsa Kosova mbahej lart në maja të gjilpërave. Kështu kundërshtarët lëshuan dy-tri raste përballë portës së Kosovës. Që nga minuta e 80-të filloi dridhja e madhe. Pas një pasimi nga Atdhe Gashi në drejtim të portierit Faycal Ladjimi, ky i fundit bënë një gabim dhe dërgon topin tek një futbollist i FC Amriswil-it, i cili nuk kishte punë të madhe por vetem shtynë topin në port dhe ngushton rezultatin në 1:2. Padyshim se minutat e fundit të kësaj ndeshje ishin më të vështirat në historinë e klubit. Tifozët e FC Kosovës brohorisnin duke mbështet futbollistët si asnjëherë më parë.
Idrizi, kishte rastin shumë të volitshëm për ta qetsuar lojën, por përfundoi pa sukses duke i lënë gjith stadiumin nën heshtje.

Pak më vonë, kur referi korrekt i bie fishkëllimës për përfundimin e ndeshjes, atëhere plasi durimi. Të gjithë shikuesit ia mësyen fushës së sportit. Aty filloi gëzimi, vallja, kënga, festa. Po, po tanimë gjithçka ishte fantastike.

Mediat e ndryshme që ishin prezent xhironin diten historike, gazetarët merrnin intervista, fëmijët kërkonin autograme! Thjesht ishte një moment i papërshkrueshëm.

FC AMRISWIL - FC KOSOVA 1:2 (0:2)

Fusha e sportit Tellenfeld-Amriswil: 1200 shikues –
Referi kryesor: Stolz
Golat: 0:1 Edmond Kabashi në minutën e 12-të, 0:2 Jusuf Shala në minutën 20-të, ndërsa rezultati në 1:2 për Amriswil shënohet në minutën e 80-të.
Formacini i FC Kosovës: Ladjimi, Latifi, Ljmani, Sadiku, Jakupi, Hotnjani, Berisha, Hasani (55. Gashi), Kabashi (68. Idrizi), Alija (85. Lazri)
Në bankën e rezervistëve: Caner, Valdrin Avdija, Muharem Abazi dhe Elbasan Thaqi.

Vërejtje: asnjë

>>> Kliko këtu për më shumë foto

 

 

Generalsponsor

enb neu

Hauptsponsor

Ausrüster

team11 shop

Co-Sponsor

sympany 15 2