Raporti nga ndeshja FC Kosova – FC Kreuzlingen

Kemi pritur koh të gjatë këtë ndeshje. Ku gjindemi tani, si po ndikojnë lojtarët e rinjë. Ndeshjae parë veq i dha shenjat e para në lidhje me ekipën e parë. Në sy ra kulaiteti i lartë teknik i cili duhet të jet më i larti në këtë Ligë.
Ndeshja fillimishtë ishte një testim i ndersjellë me nervozizëm të caktuar. Pjesa e parë kishte një zhvillim herë në një drejtim e herë në tjetrin. Ndeshja ishte jashtäzakon ishtë kualitative me intensitet të lartë. Tek në pjesën e dytë Kosova ia doli të distancohet me kualitet nga Kreuzlingen dhe realizoi fitoren e parë në këtë sezonë, të pa rrezikuar nga kundërshtari.
Ndeshja nuk filloi me shenja të mira. Ne u detyruam të bëjmë njoftimin për vdekjen e papritur të trenerit të Juniorëve Michel di Santo. Ai vdiq nga infarkti në Street Parade, në standin e tij duke shitur Piadina. I tërë klubi ynë Kosova është nën shok dhe ndanë dhimbjen me familjen e tij.
Ti kthehemi lojës. Në minutat e para nuk ndodhi asgjë e rëndësishme duke testuar njëri tjetrin. Tek në minutën e 7-të Kreuzlingeni e vendosi një pikëpyetje. Mirëpo golin e parë e realizoi ekipa e Hermann Kälin dhe Bigi Meier përmes lojtarit që sot pasdite ra më së shumti në sy. Ky ishte Valon Ahmetaj me golin e tij të parë për 1:0.
Mirëpo lojtarët e FC Kreuzlingen nuk u shqetësuan nga ky gol. Midhad Arifagic lansoi një kundërsulm të shpejtë dhe vetëm 7 minuta pas avantazhit të FC Kosovës barazoi rezultatin me meritë. Mirëpo kush mendoi se ekipa tani do të zhytet në probleme, ai u zhgënjye, pasi që vetëm 60 sekonda më vonë pas barazimit FC Kosova përmes një goli të bukur të Labinot Prapashticës në minutën e 22-të kaloi sërish në avantazh.
Në 19 minutat në vijim loja ra për nga intensiteti dhe tek në minutën e 41-të, pak para pauzës, lojtari më i mirë i Kreuzlingenit Midhad Arifagic lansoi vet një aksion individual realizoi golin e dytë për barazim edhe pse portieri Sandro Marzullo mbrojti mirë. Rezultati përfundimtarë para pauze mbeti 2:2.
Pas pauzës FC Kosova tregoi klasën e vet ashtu që FC Kreuzlingen nuk ka pasur asnjë shansë tjetër për gol. FC Kosova zotëronte lojën dhe në faza të caktuara tregoi se për qfarë është ekipa në gjendje. Ishte kënaqësi për ti shikuar këta teknikë të mirë. Në minutën 53 Valon Ahmetaj sërish shënoi gol për avantazhin e FC Kosovës për 3:2.
Kështu u fitua përshtypja se ndeshja kishte marrë epilogun e tij, FC Kreuzlingen humbaste shumë topa në mesfushë dhe i mundësoi FC Kosovës që vazhdimishtë të ishin të rrezikshëm para portës së FC Kreuzlingen. Sipas të gjitha gjasave goli më i bukur i ndeshjes ra në minutën e 82-të përmes zëvendësuesit Shqiprim Alijaj pas një asistimi të Valon Ahmetajt i cili me një gjuajtje direkte edhe shënoi për 4:2. Në përgjithësi FC Kosova bindi me lojën e zhvilluar dhe nëse ekipa pas stërvitjeve paraprake i përvetson edhe më shumë automatizmat, atëherë ne do të shohim edhe shumë ndeshje të bukura të ekipës sonë.
Përmbledhje: Pas njoftimit të dhimbshëm për vdekjen e trenerit tonë me një lojë të mirë dhe rezultat të shkëlqueshëm, mundë të themi se Michele do të mburrej me ju.
Të dielën e ardhshme FC Kosova zhvillon ndeshjen e radhës sërishë si vendas. Kësaj radhe me ekipën e re në këtë grupë. Ndeshja fillon në Juchhof1 në ora 15.30.

Sportplatz Juchof 1, Shikues: 180, SR: Fabian Fleischli
Golat: 14. Ahmetaj 1:0, 21. Arifagic 1:1, 22. Prapashica 2:1, 41. Arifagic 2:2, 51. Ahmetaj 3:2, 82. Alija 4:2
Kosova: Marzullo, Gashi, Lazri, Kabashi, Bushati (62. Berisha), Thaqi, Sulimani, Dakouri, Krleski (75. Alija), Prapashtica (82. Selmani), Ahmetaj
Kreuzlingen: Radoncic, Rettig, Alija, Kojic, Wilhelmsen, Zinna, Soares (73. Ricciardi), Beran, Aydeniz (84. Wulf), Arifagic (73. Musaj), Etemi
Verwarnungen: 45. Gelb Bushati (Foul), 50. Gelb Aydeniz (Foul), 56. Gelb Wilhelmsen (Foul), 62. Gelb Dakouri (Foul), 92. Gelb Etemi (Reklamieren)

Generalsponsor

enb neu

Hauptsponsor

Ausrüster

team11 shop

Co-Sponsor

sympany 15 2