Klubi futbollistik “Kosova” nga Cyrihu pritet me shumë simpati në Kosovë

Ekipin nga Zvicra që zhvillon nesër një ndeshje revyale me KF “Feronikeli” nga Drenasi, (e martë në orën 13:00, stadiumi i Drenasit) e takuan edhe Ministri i diasporës Murati dhe kryetari i FFK , Vokrrit, të cilët, Arsim Hyseni i njoftoi me historikun ekipit që drejton

Teksti e fotot: Rexhep Rifati, Prishtinë

Prej dje në Kosovë po qëndron FC “Kosova” nga Cyrihu, i cili të marten do të përballet me kampionin e Kosovës në futboll, KF Ferronikelin në Drenas. Ekipi futbollistik, që përbëhet kryesisht nga lojtarë shqiptarë i themeluar 21 vite më parë e që bën gara në ligën e katërtë në Zivcër, në aeroporin “Adem Jashari” në Prishtinë u prit në mënyrë tejet festive. Për ti pritur futbollistët shqiptarë nga Cyrihu kishin dalë edhe ansamble artistike duke krijuar një ambient entuziast.

Derisa mbrëmë drejtuesit e ekipit ishin mysafir në RTV21, lojtarët sot në Hotelin me pesë yje Garten, ku eshte vendos ekipi nga Cyrihu, u pritën edhe nga Ministri i Diasporës, Valon Murati. Me këtë rast Ministri Murati ndër të tjera u përkujtoi futbollistëve mysafir të ardhur nga Zvicra, se si Ministria e Diasporës ka në plan që ndeshje të këtilla vëllazërore, si kjo që do të mbahet nesër në Drenas, ti mbështes edhe më tepër në në të ardhmen, përfshi këtu edhe klubet nga Shqipëria, si dhe klubet shqiptare nga Maqedonia në formë të superkupës. Në këtë mënyrë, Ministria që e udhëheq Murati, do të jetë gjithmonë në përkrahje të klubeve sportive nga diaspora.

Do theksuar se FC “Kosova” nga Cyrihu i Zvicrës, kohë më parë është shpallur fitues e Kupës së Diasporës. Ndaj edhe me këtë rast ky ekip ka ardhur në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje revyale me fituesin e Kupës së Kosovës, KF Feronikelin.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili pasi përmendi si tejet të dobishme mbështetjen e Ministrisë së Diasporës për sportin në mërgatë, i dha një mirënjohje kryetarit të klubit FC “Kosova”, Arsim Hysenit, ndërsa ky i dha një letërnjoftim të shkurtër për rrugëtimin mëse njëzetvjeçar të klubit të tij, i cili nuk ishte aspak i lehtë. Ai përkujtoi se aktualisht mëse 200 lojtarë janë të përfshirë në të gjitha ekipet në kuadër dhe se të ardhurat vjetore të tkij sillen në rreth 45mijë franga zvicerane. Përkujtoi gjithashtu edhe ndihmën që japin donatorët nga radhët e bisneseve shqiptare në Zvicër e sidomos së voni edhe aero-kompania e Edelweis nga Zvicra, e cila gjatë tri vieteve të ardhshme është njëra nga sponsorueset kryesire, përfshi edhe mbulimin e këtij fluturimi të udhëtarëve. Në shoqërim të FC Kosova është edhe kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare te Futbollit ne Zvicer, Skender Thaqi . Ai gjatë takimit me ministrin Murati përkujtoi për një përfshirje mjaft të madhe të shqiptarëve në ekipet shqiptare të futbollit në shtetin helvetik. Ekipi mysafir sot vizitoi Muzeun etnografik në Prishtinë , ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vizitoi edhe kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndeshja midise ekipve FC “Kosova” nga Cyrihu dhe KF “Feronikeli” nga Drenasi, do të zhvillohet më 17.11.2015 ( e martë), në orën 13:00, në stadiumin e KF “Feronikelit” në Drenas.

Do dheksuar se si mediat e shkrura ashtu edhe ato elektronike e vizuele po i kushtojnë rëndësi mjaft të madhe si ndeshjes ashtu edhe vizitës së klubit futbollistik “Kosova” të Cyrihut në Zvicër.

/Burimi: Prointegra.ch/

Generalsponsor

enb neu

Hauptsponsor

Ausrüster

team11 shop

Co-Sponsor

sympany 15 2