FC “Kosova” sjellë Kupën Mbarëkombëtare në Cyrih

Ndeshja në kohën e rregullt u përmbyllë me rezultat të barbarët 0:0, për të vazhduar me ekzekutimin e penaltive, meqë rast futbollistët e FC ”Kosova” triumfojnë me rezultat 4:1.Ekipi nga Zvicra vizitoi edhe kompleksin memorial, “Adem Jashari” në Prekaz, ku vuri kurora.

Teksti dhe foto: Rexhep Rifati, Prishtinë

Drenas, 17 Nëntor 2015

Atmosfera që pamë sot, në studionin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ishte vërtetë impresive: një atmosferë festive, që i ngjasonte një dasme popullore. Aty ishin sjell një grup artistik nga Lipjani me daulle dhe curle. Në këtë studion para se të fillonte ndeshja revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës KF ”Feronikeli” dhe skuadrës fituese të kupës së Kosovës për klubet shqiptare të futbollit në diasporë FC ”Kosova” nga Cyrihu, ishin tubuar jo vetëm qindra adhurues futbolli por edhe shumë miq e dashamirë të mërgimtarëve tanë, kësaj pjese të pa ndarë të kombit tonë.

Para ndeshjes futbollistët e të dyja skuadrave dhe pjesëmarrësit tjerë i përshëndetur nënkryetari i FFK-së , Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu e të cilët u dhuruan flamuj dhe mirënjohje për të dyja skuadrat, sikur që edhe skuadrat ndanë për FFK-në dhe për njëra-tjetrën dhurata modeste. Disa dhuratë simbolike , me flamuj të ekipi i kishte sjell edhe kryetari i klubit FC ”Kosova” nga Cyrihu, Arsim Hyseni.

Që të dy ekipet, në prani edhe të drejtuesve të futbollit kosovarë dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës, të prirë nga zëvendësministri, Sahit Krasniqi, para se të fillojnë ndeshjen me një minutë heshtje kujtuan viktimat e terrorit në Paris.

Përndryshe ndeshja pati një rrjedhë tepër korrekte me një mbizotërim të lehtë të futbollistëve nga Zvicra, ndaj edhe ndeshja në kohën e rregullt u përmbyllë me rezultat të barbarët 0:0. Tek pas ekzekutimit të penaltive, futbollistët e FC ”Kosova” arritën të triumfojnë me rezultat 4:1. Ekipit më të mirë shqiptar në Zvicër, kupën fituese ia dorëzuan zëdhënësi i FFK-së Fazli Berisha bashkë me zv. ministrin e Diasporës Sahit Krasniqi. Për Kosovën shënuan Kabashi, Shala, Haxhija dhe Avdija, kurse për Feronikelin golin e vetëm e shënoi Zeka.

Fitorja e ekipit mysafir, FC ”Kosova” bashkë me te edhe fitimit të kupës mbarëkombëtare, u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm jo vetëm nga lojtarët dhe stafi drejtues i këtij ekipi, por edhe nga shumica e spektatorëve që kishin ardhur për të përcjell këtë ndeshje tejet interesante, ku përballeshin dy nga ekipet më të mira shqiptare, njëra nga Kosova e tjetra nga Zvicra. Shumë nga shikuesit donin të kishin një foto me futbollistët shqiptarë nga Zvicra dhe jo vetëm me ata por edhe me dy lojtarët tjerë të këtij ekipi, që nuk kishin përkatësi shqiptare.

Me të përmbyllur të kësaj ndeshje me fitore, ekipi nga Zvicra vizitoi kompleksin memorial, “Adem Jashari” në Prekaz, ku vunë kurora. Më pastaj kryetari i Unioni i Ekipeve Shqiptare të futbollit të Zvicrës, Skender Thaqi shtroi një darkë për dy ekipet, e cila kaloi në një atmosferë tejet të këndshme vëllazërore.

Generalsponsor

enb neu

Hauptsponsor

Ausrüster

team11 shop

Co-Sponsor

sympany 15 2