Medien

Cyrih: FC Kosova synon rikthimin në ligën e parë

Ekipi shqiptar i Cyrihut, FC Kosova, ka përmbyllur fazën e përgatitjeve futbollistike për sezonin vjeshtor. Kosova është riorganizuar dhe synon të kthehet sërish në ligën e parë. FC Kosova është pjesë e ligës së dytë ndërregjionale të futbollit zviceran. Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me Arsim Hysenin, i cili fletë për organizimin e ri të klubit.

Çfarë ka ndryshuar në klubin FC Kosova?
Në ekipën e parë kemi pasur disa lëvizje, si në staf ashtu edhe në fondin e lojtarëve.
Funksionin e trajnerit të ekipës së parë ia kemi besuar z. Hermann Kälin. Në pozitën e asistentit të trajnerit kemi angazhur André „Biggi“ Meyer, i cili ka qenë së fundi trajner i FC Luzernit NLA-Femrat dhe me një karierrë në FC Rapperswil-Jona (Shef i repartit të Juniorëve), SC Kriens ((Shef i repartit të Juniorëve), FC Luzern (Shef i repartit të Juniorëve), FC Winterthur 15 vite Sport- dhe (Shef i repartit të Juniorëve, Schweizer U21, për 12 vite asistent i trajnerit. Kurse ai vetë ka luajtur futboll si profesionalist në vitet e 70-a në FC Luzern, GC dhe ka pas disa ndeshje me ekipin nacional të Zvicrës.

Ndërkohë, Enver Osmani do të mbaj funksionin e anëtarit të kryesisë dhe të menagjerit të klubit. Shef i sportit është emëruar, ish-kapiteni i skuadrës, Nesret Limani.
Marrëveshjen me klubin për të vazhduar më tutje në kuadrin e ekipës së parë e kanë vazhduar:
• Pajtim Badalli
• Edmond Kabashi
• Jeton Jakupi
• Göckhan Berisha
• Mikel Lazri
• Shqiprim Alija
• Durim Sinanaj (nga reparti ynë i Juniorëve)
• Atdhe Gashi
• Joél Dakouri
• Agon Haxhija, aktualishtë i lënduar, dhe
• Sandro Marzullo

FC “Kosova” sjellë Kupën Mbarëkombëtare në Cyrih

Ndeshja në kohën e rregullt u përmbyllë me rezultat të barbarët 0:0, për të vazhduar me ekzekutimin e penaltive, meqë rast futbollistët e FC ”Kosova” triumfojnë me rezultat 4:1.Ekipi nga Zvicra vizitoi edhe kompleksin memorial, “Adem Jashari” në Prekaz, ku vuri kurora.

Teksti dhe foto: Rexhep Rifati, Prishtinë

Drenas, 17 Nëntor 2015

Atmosfera që pamë sot, në studionin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ishte vërtetë impresive: një atmosferë festive, që i ngjasonte një dasme popullore. Aty ishin sjell një grup artistik nga Lipjani me daulle dhe curle. Në këtë studion para se të fillonte ndeshja revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës KF ”Feronikeli” dhe skuadrës fituese të kupës së Kosovës për klubet shqiptare të futbollit në diasporë FC ”Kosova” nga Cyrihu, ishin tubuar jo vetëm qindra adhurues futbolli por edhe shumë miq e dashamirë të mërgimtarëve tanë, kësaj pjese të pa ndarë të kombit tonë.

Para ndeshjes futbollistët e të dyja skuadrave dhe pjesëmarrësit tjerë i përshëndetur nënkryetari i FFK-së , Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu e të cilët u dhuruan flamuj dhe mirënjohje për të dyja skuadrat, sikur që edhe skuadrat ndanë për FFK-në dhe për njëra-tjetrën dhurata modeste. Disa dhuratë simbolike , me flamuj të ekipi i kishte sjell edhe kryetari i klubit FC ”Kosova” nga Cyrihu, Arsim Hyseni.

Që të dy ekipet, në prani edhe të drejtuesve të futbollit kosovarë dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës, të prirë nga zëvendësministri, Sahit Krasniqi, para se të fillojnë ndeshjen me një minutë heshtje kujtuan viktimat e terrorit në Paris.

Përndryshe ndeshja pati një rrjedhë tepër korrekte me një mbizotërim të lehtë të futbollistëve nga Zvicra, ndaj edhe ndeshja në kohën e rregullt u përmbyllë me rezultat të barbarët 0:0. Tek pas ekzekutimit të penaltive, futbollistët e FC ”Kosova” arritën të triumfojnë me rezultat 4:1. Ekipit më të mirë shqiptar në Zvicër, kupën fituese ia dorëzuan zëdhënësi i FFK-së Fazli Berisha bashkë me zv. ministrin e Diasporës Sahit Krasniqi. Për Kosovën shënuan Kabashi, Shala, Haxhija dhe Avdija, kurse për Feronikelin golin e vetëm e shënoi Zeka.

Fitorja e ekipit mysafir, FC ”Kosova” bashkë me te edhe fitimit të kupës mbarëkombëtare, u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm jo vetëm nga lojtarët dhe stafi drejtues i këtij ekipi, por edhe nga shumica e spektatorëve që kishin ardhur për të përcjell këtë ndeshje tejet interesante, ku përballeshin dy nga ekipet më të mira shqiptare, njëra nga Kosova e tjetra nga Zvicra. Shumë nga shikuesit donin të kishin një foto me futbollistët shqiptarë nga Zvicra dhe jo vetëm me ata por edhe me dy lojtarët tjerë të këtij ekipi, që nuk kishin përkatësi shqiptare.

Me të përmbyllur të kësaj ndeshje me fitore, ekipi nga Zvicra vizitoi kompleksin memorial, “Adem Jashari” në Prekaz, ku vunë kurora. Më pastaj kryetari i Unioni i Ekipeve Shqiptare të futbollit të Zvicrës, Skender Thaqi shtroi një darkë për dy ekipet, e cila kaloi në një atmosferë tejet të këndshme vëllazërore.

Klubi futbollistik “Kosova” nga Cyrihu pritet me shumë simpati në Kosovë

Ekipin nga Zvicra që zhvillon nesër një ndeshje revyale me KF “Feronikeli” nga Drenasi, (e martë në orën 13:00, stadiumi i Drenasit) e takuan edhe Ministri i diasporës Murati dhe kryetari i FFK , Vokrrit, të cilët, Arsim Hyseni i njoftoi me historikun ekipit që drejton

Teksti e fotot: Rexhep Rifati, Prishtinë

Prej dje në Kosovë po qëndron FC “Kosova” nga Cyrihu, i cili të marten do të përballet me kampionin e Kosovës në futboll, KF Ferronikelin në Drenas. Ekipi futbollistik, që përbëhet kryesisht nga lojtarë shqiptarë i themeluar 21 vite më parë e që bën gara në ligën e katërtë në Zivcër, në aeroporin “Adem Jashari” në Prishtinë u prit në mënyrë tejet festive. Për ti pritur futbollistët shqiptarë nga Cyrihu kishin dalë edhe ansamble artistike duke krijuar një ambient entuziast.

Derisa mbrëmë drejtuesit e ekipit ishin mysafir në RTV21, lojtarët sot në Hotelin me pesë yje Garten, ku eshte vendos ekipi nga Cyrihu, u pritën edhe nga Ministri i Diasporës, Valon Murati. Me këtë rast Ministri Murati ndër të tjera u përkujtoi futbollistëve mysafir të ardhur nga Zvicra, se si Ministria e Diasporës ka në plan që ndeshje të këtilla vëllazërore, si kjo që do të mbahet nesër në Drenas, ti mbështes edhe më tepër në në të ardhmen, përfshi këtu edhe klubet nga Shqipëria, si dhe klubet shqiptare nga Maqedonia në formë të superkupës. Në këtë mënyrë, Ministria që e udhëheq Murati, do të jetë gjithmonë në përkrahje të klubeve sportive nga diaspora.

Do theksuar se FC “Kosova” nga Cyrihu i Zvicrës, kohë më parë është shpallur fitues e Kupës së Diasporës. Ndaj edhe me këtë rast ky ekip ka ardhur në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje revyale me fituesin e Kupës së Kosovës, KF Feronikelin.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili pasi përmendi si tejet të dobishme mbështetjen e Ministrisë së Diasporës për sportin në mërgatë, i dha një mirënjohje kryetarit të klubit FC “Kosova”, Arsim Hysenit, ndërsa ky i dha një letërnjoftim të shkurtër për rrugëtimin mëse njëzetvjeçar të klubit të tij, i cili nuk ishte aspak i lehtë. Ai përkujtoi se aktualisht mëse 200 lojtarë janë të përfshirë në të gjitha ekipet në kuadër dhe se të ardhurat vjetore të tkij sillen në rreth 45mijë franga zvicerane. Përkujtoi gjithashtu edhe ndihmën që japin donatorët nga radhët e bisneseve shqiptare në Zvicër e sidomos së voni edhe aero-kompania e Edelweis nga Zvicra, e cila gjatë tri vieteve të ardhshme është njëra nga sponsorueset kryesire, përfshi edhe mbulimin e këtij fluturimi të udhëtarëve. Në shoqërim të FC Kosova është edhe kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare te Futbollit ne Zvicer, Skender Thaqi . Ai gjatë takimit me ministrin Murati përkujtoi për një përfshirje mjaft të madhe të shqiptarëve në ekipet shqiptare të futbollit në shtetin helvetik. Ekipi mysafir sot vizitoi Muzeun etnografik në Prishtinë , ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vizitoi edhe kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndeshja midise ekipve FC “Kosova” nga Cyrihu dhe KF “Feronikeli” nga Drenasi, do të zhvillohet më 17.11.2015 ( e martë), në orën 13:00, në stadiumin e KF “Feronikelit” në Drenas.

Do dheksuar se si mediat e shkrura ashtu edhe ato elektronike e vizuele po i kushtojnë rëndësi mjaft të madhe si ndeshjes ashtu edhe vizitës së klubit futbollistik “Kosova” të Cyrihut në Zvicër.

/Burimi: Prointegra.ch/

Regional-Fussball.ch: "Wollen den Spirit mitnehmen"

Der FC Kosova ist das "Team des Jahres". Für den ersten Migrantenklub in der vierthöchsten Schweizer Liga ist dieser Titel eine weitere Bestätigung für die akribische Arbeit der vergangenen Jahre. Heute zählt die Mannschaft von Enver Osmani zu den Attraktionen des Schweizer Regionalfussballs.

Generalsponsor

enb neu

Hauptsponsor

Ausrüster

team11 shop

Co-Sponsor

sympany 15 2