Koki Surle mysafir special te FC Kosova në Zvicër

Artisti i madh nga Gjilani, Koki Surle ka qenë mysafir special i klubit shqiptar FC Kosova që bën gara në futbollin zviceran.

Kushtrim Jetishi nga Gjilani ka ndërtuar një karrierë shumë të madhe, derisa me instrumentin e surles bën mix hitet më të mëdha shqiptare dhe ndërkombëtare.

FC Kosova kishte organizuar një pritje spektakolare për të, derisa skuadra shqiptare shënoi fitore 2-0 ndaj Dietikon.

Pas ndeshjes, Koki Surle pranoi një dhuratë nga drejtuesit e klubit fanellën e FC Kosovës me emrin e tij në të. /Gazeta Olle/

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *